Ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA Yuri Kim njoftoi se në Shqipëri kishin mbërritur 3 anëtarë të kongresit amerikan me një mbishkrim në rrjetin social “Twitter” ku thoshte se gjatë ditës së sotme do të jepeshin më shumë detaje lidhur me vizitën e tyre në vendin tonë.

Ndërsa pikërisht ashtu siç mendohej në njëfarë mënyrë, Yuri Kim dhe ongresmenët amerikanë kanë shkuar në zyrat e kryeministrisë, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama i cili fotot i ka publikuar në rrjetin social facebook, me mbishkrimin: Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës.