Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, teksa ishte e ftuar në konferencën kombëtare për Antikorrupsionin. Ambasadorja amerikane deklaroi se të gjithë ne, qytetarët e Shqipërisë, duhet të bëjmë bashkë forcat në këtë çast për të thënë mjaft me korrupsionin.

“Kënaqësi që ndodhem këtu dhe do doja të falënderoja kryeministrin dhe ministre Milva Iknomi që organizuan këtë aktivitet. Më duhet në fakt të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këto, që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejkalon përkushtimin e mëparshëm. Për këtë duhet t’ju përgëzojmë dhe t’ju nxisim. Është vërtetë e stërmadhe. Lufta kundër korrupsionit nga përvoja jonë është ajo për të cilën flasim, flasim jo se nuk kemi korrupsion, flasim për të se ne kemi përjetuar në vetë historinë tonë se çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsionin, kur nuk e mbron demokracinë. Të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë, duhet të bëjmë bashkë forcat në këtë çast për të thënë mjaft me korrupsionin, për të thënë se duhet të mbrojmë demokracinë, për të thënë se Shqipëria mund të jetë më e fortë”, deklaroi ambasadorja e SHBA.