Burime për “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se për Llallën është hapur një hetim zyrtar, të cilat po vijojnë në asistencën e parterëve ndërkombëtarë, ndërsa ende nuk bëhet me dije se kush është prokurori apo grupi i  prokurorëve që është i  ngarkuar me këtë çështje.

Pas nisjes së hetimeve mësohet se amerikanët kanë kërkuar që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare çështjen e hetimit të pasurisë së Adriatik Llallës, ndërsa kujtojmë këtu se pak kohë më parë Llalla u shpall “non grata” nga SHBA-të.

Prokurorja Arta Marku në një intervistë për “Real Story” ka lënë të nënkuptohet se me shumë gjasa një hetim ndaj paraardhësit ishte shumë i mundshëm.

E pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse kishte  diçka konkrete, ajo shtoi: “Le themi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje”.

Adriatik Llalla para pak kohësh u largua me dëshirën e tij nga sistemi i drejtësisë, duke përdorur si justifikim arsye personale, por kjo u interpretua si një strategjia nga ish-kryeprokurori për t’iu shmangur Vettingut.

Veritas.com.al/