Një studim i ri është shpërndarë të Martën, i cili tregon se amerikanët e rritur bëjnë më pak seks se çerek shekulli më parë. Shumica e këtyre që kanë rënë në marrëdhëniet seksuale janë mes të të martuarve.

Studimi, i publikuar në “Arkiva e Përditshme e Sjelljeve Seksuale”, tregon një rënie në aktivitetin seksual në gjini, racë, rajon, nivelin arsimor dhe statusin e punës.

Një nga faktorët e kësaj rënieje është rritja në përqindjen e njerëzve pa partner.

Por faktori kryesor për këtë rënie nga rënia e qëndrueshme, është shkalla e aktivitetit seksual te njerëzit e martuar ose që kanë partner.

Sipas studimit, të rriturit amerikan kanë shtatë deri nntë herë më pak seks se në vitin 1990, sipas shifrave të “General Social Survey” nga viti 1984-2014.

Mesatarja e personave që bënin seks nga 60 në 62 herë në vit në vitin 1990, në vitin 2014 numri ra në më pak se 53 herë në vit.

Rënia e aktivitetit seksual mes të martuarve ishte rënie më e shpejtë, duke shkuar nga 73 herë në vit në 1990 te 55 në vitin 2014. Frekuenca e aktivitetit seksual mes personave të martuar ishte poshtë atyre të pamartuarve, të cilët bëjnë seks 53 herë në vit.

Studimi tregon se njerëzit që nuk janë në çift, duke përshirë edhe këta që më parë kanë qenë të martuar, kanë aktivitet seksual gjysmë here më shumë se këta që janë në çift.

Rënia e jetës në çift e mbështet këtë konkluzion. 66 amerikanë jetonin me partnerë në vitin 1986; në 2014- vetëm 59 për qind, sipas të dhënave nga GSS.

/Veritas.com.al/