Kancelarja tha se Gjermania merr vendime të pavarura, si përgjigje ndaj Trump se Gjermania kontrollohet nga Rusia.

Angela Merkel kundërsulmoi fjalimin e jashtëzakonshëm të Donald Trump kundër Gjermanisë në ditën e parë të samitit të NATO-s në Bruksel ditën e  Mërkurë, duke mohuar se vendi I saj është “nën kontroll të plotë”të Rusisë dhe duke thënë se Gjermania I merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur.

Me një gjuhë më të butë se presidenti Amerikan, kancelarja Gjermane vuri në dukje se ajo nuk ka nevojë për leksione për marrëdhëniet me autoritetet autoritare, duke sjellë në vëmendje se ajo është rritur në Gjermaninë Lindore kur ajo ishte pjesë e sferës së influencave të Bashkimit Sovjetik.

Merkel arriti në selinë e NATO-s pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte lëshuar kritikat mbi Gjermaninë. Merkel tha se “Unë e di se si ishte e kontrolluar Gjermania nga Bashkimi Sovjetik. Jam shumë e lumtur që sot ne jemi të bashkuar në liri, Republika Federale e Gjermanisë. Për shkak të kësaj en mund të themi se mund të bëjmë politikat tona ta pavarura dhe të marrim vendimet tona të pavarura. Kjo është një gjë shumë e mirë, sidomos për popullin në Gjermaninë Lindore”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.