Kandelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë më 14 shtator Tiranën. Burimet  konfirmojnë se Merkel pritet të vizitoj  Shqipërinë për të takuar liderët e  Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Kujtojmë se samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Nw kwtw samit Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE, ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në 22 qershor Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë.

Lidhur me këta kritika vetë kancelarja Merkel i tha Ramës së kanë komunikuar në telefon dhe shpreson shumë që të bëhet progres në lidhje me integrimin e vendeve  të Ballkanit Perëndimor. Merkel theksoi se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Merkel bëri të ditur se Gjermania do të ndajë 3 milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.