Lideri i Lega-s iu drejtua presidentit sepse “të tjerët nuk na dëgjojnë”. Ja pesë kërkesat e Salvinit për Mattarella-n

Giorgia Baroncini –

“Presidenti Mattarella, ju drejtohemi juve sepse të tjerët nuk na dëgjojnë ne, për të kërkuar, në emër të miliona italianëve,pesë ndërhyrje të menjëhershme”.

Fillon kështu video apeli i liderit të Lega-s Matteo Salvini i cili publikoi një mesazh në Facebook për Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella

Ish ministri i brendshëm i ka kërkuar direkt presidentit të ndërhyjë për të trajtuar emergjencën që po përjeton Vendi. Legisti ka renditur kështu pesë pika mbi të cilat ai e fton Mattarella-n të ndërmarrë veprime “pasi të tjerët nuk na dëgjojnë”. “Së pari – ka shpjeguar Salvini -: mbyllni të gjitha aktivitetet që nuk janë jetike për vendin. E kërkojnë atë me zë të lartë,ju pergjerohen mjekët, infermierët, punëtorët, sipërmarrësit.Eshtë koha për të mbyllur gjithçka dhe për të siguruar jetën e fëmijëve tane “. Për më tepër, është e nevojshme “të detyrosh qeverinë të furnizojë maska,kemisha dhe të gjithë materialin e nevojshëm mjekësor për punonjësit e shëndetit, mjekët në llogore dhe forcat e rendit. Nuk është e mundur – ka ngritur zerin lideri i Lega-s – të vdesesh si shërbëtorë të një Shteti që të harron.

Ndër kërkesat e formuluara nga Salvini edhe ajo e “të qetësohen të gjithë sipërmarrësit dhe punëtorët që janë mbyllur në shtëpi me përgjegjësi, duke garantuar një vit paqe fiskale, pezullimin e të gjitha taksave lokale dhe shtetërore për gjithë vitin 2020″.Lideri i Lega-s më pas ka kërkuar të ndërhyhet edhe në Evropë.Duhet zgjuar një Evropë që fle dhe kujtohet për Italinë dhe qytetarët Evropianë vetëm kur bëhet fjalë për të marre para,” ka deklaruar legisti.

 

Pesë – ka renditur Matteo Salvini në fund -: rihapni Parlamentin për të na lejuar të kryejmë profesionin tonë sic bëjnë shumë punëtorë të tjerë italianë në vijën e parë. Kemi deshirë të sjellim ide, propozime, zgjidhje dhe kontribute në Romë”. “Presidenti Mattarella – ka përfunduar lideri i Carroccio-s – besojmë tek ju pasi të tjerët nuk duket se kanë dëshirë ose kohë për të na dëgjuar”.

 

VERITAS.COM.AL