(Piramida e Madhe eshte me e madhja ne Egjipt dhe eshte ndertuar 2600 vjet para Krishtit)

Zbulimi i një papirusi të lashtë, një anije ceremonish dhe një sistem ujësjellësi, tregojnë se si ata transportonin gurët me peshë deri 170,000 tonë.

Megjithatë, arkeologët nuk janë marrë vesh se si materialet ishin transportuar në Giza, tani pjesë e qytetit modern Kajro, për ndërtimin e varrit të Faraonit Khufu në vitin 2600 Para Krishtit.

Tani, ky mister mund të shtënojë një hap përpara për zgjidhjen pas zbulimit të letrës papirus, një anije ceremonish  dhe një rrjet ujësjellësish- raporton gazeta ‘Mail, të shtunën.

Të dhënat e reja tregojnë se mijëra punëtorë transportuan 170,000 tonë gurë gëlqeror nëpër lumin Nil, në anije prej druri të ndërtuara me dërrasa dhe litarë.

Blloqet prej 2.5-ton ishin transportuar përmes një sistemi kanalesh të pjekuar veçanërisht, para arritjes në brendësi të portit pak jard larg nga baza e Piramidave të Mëdha.

Papirusi është dokumenti që tregon direkt se si janë ndërtuar Piramidat, dhe është shkruar nga një mbikëqyrës i quajtur Merer.

Ai shpjegon në detaje se si ishin lëvizur gurët gëlqeror nga gororet në Tura për në Giza, duke përdorur kanalet e lundrueshëm.

Arkeologu Mark Lehner ka zbuluar gjithashtu të dhëna të kanaleve lundruese të fshehura nën platenë e vendit të piramidave.

Ai tha: “Ne kemi përvijuar një bazen kanali qendror, i cili mendojmë se ishte zona e parë e shpërndarjes së ushqimit për në Platenë Giza”.

Zbulimet e reja do të transmetohen përmes një dokumentari në Channel 4, sonte, e Diele, me titull “Piramidat e Mëdha të Egjiptit: Të dhëna të reja”.

Veritas.com.al/

 170,000 tons of limestone were used to build the Great Pyramid, the tomb of Pharaoh Khufu

(170,000 ton gure gelqeror u perdor per ndertimin e Piramides se Madhe, varri i Faraonit Khufu)

 An ancient papyrus scroll that dates back to 2600BC has been recently discovered and is the only first hand account of how the pyramid was built

Nje papirus i lashte shkruan se data 2, 600 vjet para Krishtit eshte data e fundit qe zbulohet mbi ndertimin e Piramides.

 Archaeologist Mark Lehner says he has discovered evidence of waterways used to transport rock to Giza

Arkeologu  Mark Lehner thote se ka zbuluar tw dhena mbi rruget ujore te perdorura per transportin e shkembinjve drejt Giza.