Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili do të hetohet në gjendje të lirë. Vendim i ngjashëm është marrë edhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku. Prokuroria ka apeluar vendimin.

Kujtojmë se përmes një procesi farsë u rizgjodh Armand Duka në krye të Federatës, por funksionet e tij dhe të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku ishin të pezulluara nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Më 18 mars, Gjykata e Apelit la ne fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e Armando Dukës dhe Ilir Shulkut pasi janë në hetim nga prokuroria sepse dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmehmeti.

Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme.