Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në mjediset e Spitalit të Fierit.

Raportohet se një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 4 vetë.

Bëhet me dije se në Levan ka pasur një konflikt mes dy grupeve. Pas konfliktit të plagosurit u drejtuan për të marrë ndihmë mjekësore në Fier.

Njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë.  Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. I dyshuari ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës.

Personi që ka qëlluar është larguar menjëherë. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Sipas drejtorit të policisë, Andon Marku, janë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që bëhet me dijeni se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Sipas Andon Markut, njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit.

Drejtoresha e spitalit, Nevila Shake bën me dijeni se të plagosurve po u ofrohet ndihma e specializuar.