Gjatë 12 orëve të fundit policia e Vlorës ka zhvilluar 3 operacione antidrogë duke vënë në pranga 7 persona dhe u sekuestruar në total 72 kilogramë e 500 gramë kanabis me destinacion shitjeje në qytetet Vlorë dhe Fier.

Operacioni i koduar “VJOSA”

Policia arrestoi në flagrancë Fatmir Hameti, 47 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për drogë. Ai u kap me 25.5 kg Cannabis Sattiva, të cilën e kishte fshehur në garazhin e një banese në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, të sistemuar në dy thasë plastikë të zinj dhe në një bidon plastik, gati për ta shitur.

Operacioni i koduar “LLAKATUNDI”

Ilir Hoxhaj, 26 vjeç, Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç, të tre banues banues në fshatin Llakatund u arrestuan në rrugën nacionale Babicë – Vlorë (pranë një karburanti), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin tip “Furgon Hundai” është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 29 KG e 500 GR Cannabis e cila ishte e sistemuar në 5 thasë plastikë të zinj.

Operacioni i koduar “MITSUBISHI”!

Tre persona u arresuan në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Beshisht – Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi” është gjetur 17 KG e 500 GR Cannabis Sattiva (3 thasë plastikë të zinjë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit Ervis Xhaferaj, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë (i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale). Hekuran Gerbi, 24 vjeç, banues në fshatin Dukat, Tepelenë. Klodjan Nazëraj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë