Policia e Korçës ka arrestuar 50-vjeçarin Arben Hajdinllari që keqtrajtonte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.

Hajdinllari u arrestua dje dhe rezultoi se ishte me precedentë të mëparshëm penalë për dhunë në familje.

Ai kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur, vajzës XH.H, 12 vjeçe dhe djalit M.H, 7 vjeç, ndaj të cilëve ditën e djeshme, është plotësuar edhe kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Dhuna në familje dhe “Keqtrajtim i të miturve” parashikuar nga nenet 130/a/1 dhe 124/b të Kodit Penal.