Ngjarja ishte shumë e rëndë; saqë mund të konsiderohet ‘një akt terrori’ mbi artistët. Vetë drejtori i Orkestrës së Radio- televizionit Shqiptar, Sokol Toto, ka dhunuar orkestrantin Briken Burgjia në ambientet e punës së institucionit publik.

Kësaj here drejtori ka përdorur kokën për t’i thyer hundën kolegut. Herë të tjera ka përdorur duart dhe këmbët, por meqë ishte prag i vitit të Ri, ai i kishte duart të zëna. Kolegët tregojnë se ‘drejtori’ i artistëve nuk ka fjalë, ka vetëm duar e shkelma kundër kolegëve; shpesh herë është kapur si i dhunshëm në ambientet e artit të RTSH.

Të gjithëve iu bën përshtypje, sidomos për një artist; se si mund të ndodhë kjo që ndodhi. Një artist përfytyrohet delikat, i brishtë, i sjellshëm dhe i edukuar. Në fakt Sokol Toto nuk ta jep përshtypjen e artistit as kur e shikon me sy; ai më shumë ngjan me një nga të fortët që mbledhin drogë nëpër fushat e Beratit, se sa një njeri i artit. Por edhe makina e tij e shtrenjtë nuk të lë të mendosh se ai i kushton mendje artit; më shumë e përfytyron si një ‘të fortë’ që kushedi sa nga fiton para pa kontribut artistik.

Edhe pse i pikasur si ‘i fortë’ e jo artist, edhe Universiteti i Arteve e ka bërë pjesë të trupit pedagogjik. Presim që të rrahë ndonjë pedagog, sepse studentët ‘hak e kanë’- sipas filozofisë së rrahësit.

Por kësaj here ‘i forti rrahës’ në RTSH ka rënë në gropë. Ai e ka ushtruar zanatin  tij të ‘rrahësit’ në sy të disa dëshmitarëve, por edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Thoma Gëllçi.

Drejtori i përgjithshëm Gëllçi ka urdhëruar menjëherë pezullimin e Totos nga detyra si drejtor i Orkestrës. Në RTSH thonë se edhe sikur paratë e dynjasë të japë, kësaj here nuk rikthehet më.

Edhe makinën nuk ia shikojnë rretherrotull selisë së RTSH.

Çfarë thotë për median orkestranti Burgjia:

“Ngjarja është më se e vërtetë. Unë kam kërkuar leje si të gjithë dhe aty ka nisur një debat mes njëri­-tjetrin, duke kaluar deri në dhunë fizike. Drejtori më ka goditur me kokë në hundë, brenda ambienteve të RTSH. Është natyrë që konfliktohet me të gjithë, ka pasur gjithmonë probleme”.

Veritas.com.al/