Prej ditësh po zhvillohet lufta për mbrojtjen e Teatrit nga një vendim shtetëror për ta prishur dhe për ta zëvendësuar me ndërtime të tjera private.

Sot Komisioni Parlamentar i Kulturës është mbledhur për të diskutuar kërkesën e artistëve që të mos prishet selia e Teatrit. Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte thërritur në mbledhje, nuk është prezentë. Artistët e kanë quajtur ‘ministre tradhtare’  ndaj artistëve. As deputetët e maxhorancës socialiste nuk kanë marrë pjesë.

Në mbledhjen e Komisionit janë prezent një grup artistësh të Teatrit. Robert Ndrenika, aktor i njohur i Teatrit dhe filmit, ka folur në emër të artistëve.

Fjala e aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika:

Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni.

Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.

Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje.

Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keqardhje, por këtu fillon lufta.

Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve.

Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra.

Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”, tha Ndrenika.

Veritas.com.al/