Askush nga familja Mbretërore nuk do që të jetë mbret ose mbretëreshë- ka thënë Princi Harry për revistën amerikane ‘Newsweek’. Por ka shtuar se: “Ne do t’i mbajmë detyrimet tona siç duhet’.

“A është ndonjëri në Familjen Mbretërore që do të bëhet mret ose mbretëreshë? Nuk mendoj se ka ndonjë”- tha ai për Newsweek.

Dhe ai tha se mbretërorët po veprojnë “për më të mirët e popullit”.

Princi foli gjithashtu për hapat e tij në prcesionin e nënës së tij, Princeshë Diana, kur ishte vetëm 12 vjeç, duke thënë se nuk ka fëmijë “që do të donte të ishte në vendin tim”.

Në vitin 1997, Harry iu bashkua babait Princ i Uellsit; gjyshit Duke i Edinburgh, vëllait 15-vjeçar dhe Duke  Cambridge, dhe xhaxhait Earl Spencer,- në procesionin përgjatë rrugëve në Londër.

Veritas.com.al/