Deputeti i PD, Astrit Patozi, siç ka njoftuar para dy ditësh, ka shpallur pjesëmarrjen në garë për të fituar postin e kryetarit të Partisë demokratike. Patozi është një nga pesë kandidatët në këtë garë, e cila sipas njoftimit të PD, “do të mbyllet me 22 korrik”.

Pas disa zërave se ‘nuk është regjistruar zyrtarisht, zoti Patozi ka reaguar duke folur për gazetën ‘Panorma’ sot në mëngjes. Ai ka hedhur poshtë spekulimin se ‘nuk është regjistruar zyrtarisht’.

‘Jam regjistruar në garë dhe këtë vendim e kam bërë publik para 3 milionë shqiptarëve- shkruan Patozi.- Kam bërë të qarta gjithashtu kushtet e mija për të pasur një garë në kushte të barabarta. Dhe dua të përsëris se nëse kjo garë do të jetë e tillë, do ta shpartalloj Lulzim Bashën”- përfundon zoti Patozi për gazetën.

Veritas.com.al/