Edison Delia, 26-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me pistoletë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen:

Rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin Ushtarak, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Veritas.com.al/