Një ngjarje e rëndë raportohet në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku dy persona kanë humbur jetën në në afërsi të fshatit Panaja, në atë që fillimisht u konstatua si aksident, por që dyshohet si vrasje e dyfishtë.

Mjeti dyshohet të jetë qëlluar në lëvizje, me shumë gjasa me kallashnikov.

Ndërkohë, një mjet i djegur është gjetur në afërsi të Fierit, që mund të jetë i përfshirë në krimin.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar mbi dinamikën e ngjarjes dhe autorët e krimit.

Makina e tyre tip ‘Mercedez Benz Class’ është qëlluar me breshëri kallashnikovi në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë. Më shumë se 200 metra ka ecur makina pasi është qëlluar me breshëri kallashnikovi

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se shkak dyshohet përplasja e grupeve kriminale për trafikun e drogës, ndërsa të vdekur kanë mbetur 2 të rinj.

Dyshohet se autorët kanë qenë 3, njëri prej tyre drejtonte makinën dhe 2 të tjerë qëlluan mjetin tip ‘Benz’.

Si pasojë e atentatit është bllokuar autostrada Fier-Vlorë nga një trafik i rënduar