Me sa duket hakmarrja nuk ka fund, nuk gjen qetësi edhe pasi bën gjëmën. Xhavit Llesi ishte vrarë në pritë para katër vjetësh, me motivin e hakmarrjes; por hakmarrësit nuk u mjaftun me kaq.

Sot mbasdite është vrarë në atentat vëllai i tij, Hajredin Lleshi, 60 vjeç. Policia dyshon se është e njëjta vijë hakmarrjeje.

Policia, duke dhënë detaje rreth atentatit,  thotë se për krimin njoftoi vetë djali i viktimës. “Më kanë vrarë babain, ishin disa persona me makinë, nuk i njoh”- tha i alarmuar.

Forca të shumta policie u nisen në drejtim të fshatit Rukaj ku ndodhi ngjarja. Nga hetimet e deritanishme rezulton se persona të panjohur thirrën në emër viktimën duke i kërkuar të dilte nga banesa. Ai doli, ishte errësirë. Në oborr të banesës ata qëlluan me breshëri mbi 60-vjeçarin Hajredin Lleshi dhe u larguan me shpejtësi me një automjet drejt Rrëshenit.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po ‘krihet” zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri- sipas Policisë

/Veritas.com.al/