UPDATED?

Sipas njoftimeve të medias turke, në këtë sulm kanë mbetur të vrarë dy atentatorë, një polic dhe një qytetar.

Shumë të plagosur janë dërguar për ndihmë mjekesore.

Lajmi:

Para pak minutash, një makinë bombë ka shpërthyer në një rrugë të Izmirit- një nga qytetet kryesorë të Turqisë.

Makina me eksploziv ka shpërthyer pranë selisë së një gjykate, duke shkaktuar tre të plagosur rëndë- sipas informacioneve të deritanishme.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë turke.

/Veritas.com.al/