Militanti i Shtetit Islamik dhe i Levant (ISIL) i cili sulmoi klubin Reina në Stamboll orët e para të vitit të ri, ka mbërritur nga Siria në Stamboll, jo nga Kirgistani ose Kina siç ishte thënë më parë.

Data kur ka mbërritur në Stamboll nuk dihet, por dihet se më datën 22 Dhjetor ai ka qenë në provincën e Konya on Nov të krahinës së Anadolit Qendror, para se të niset për në Stamboll ku shkaktoi kasaphanën me 39 të vrarë dhe 65 të plagosur në një klub nate në Bosfor.

Sipas hetuesve, atentatori arriti në Konya me të shoqen dhe dy fëmijët, aty  dhe mori një shtëpi me qera. Anëtarët e familjes së  tij, identiteti i të cilëve mbetet i fshehtë, janë ndaluar nga policia.

“E mora vesh për sulmin vetëm nga Televizioni. Nuk e dija se burri im ishte një militant i ISIS, as edhe një simpatizant”, tha e shoqja gjatë marrjes në pyetje.

Ndërkohë detaje të tjera zbulohen duke hetuar mbi pamjet e kamerave dhe dëshmi të tjera. Për shembull ai shihet në këto pamje kur vjen me një çantë shpine dhe me një cigare në dorë tek zbret nga taksia në ora 11:58 afër mesnatës, duke ardhur nga distrikti  Zeytinburnu i Stambollit direkt drejt klubit Reina.

Sipas raportimeve në median Turke, atentatori hodhi një granatë që të trulloste njerëzit e pastaj nisi të qëllojë me shpejtësi. Rreth 120 plumba nga 180 gjithsej që nxori nga arma, janë gjetur në kabinën e DJ- raporton Hurriyet.

 

/Veritas.com.al/