Autokratët në mbarë botën uruan Recep Erdogan mbi fitoren e tij të të Dielës në zgjedhjet presidenciale në Turqi, pavarësisht se vëzhgues të pavarur dëshmuan se zgjedhjet ishin me disa mangësi.

Sipas rezultatit paraprak, Erdogan ka fituar rreth 53 për qind të mbështetjes, duke e krahasuar me 31 për qind që ka fituar kandidati opozitar Muharrem Ince. Kandidatët e Opozitës dhe vëzhgues të pavarur kanë kallëzuar parregullsi dhe kanë dhënë alarm për manipulim në votime.

Ditën e Hënë, presidenti Rus, Vladimir Putin foli me Erdogan dhe e vlerësoi për “autoritetin e madh politik dhe për mbështetjen masive”, që mund ta ndihmojnë për zgjidhjen e detyrave politike e ekonomike të Turqisë dhje për forcimin e pozitave të vendit në planin ndërkombëtar”.

Diktatori i Venezuelës, Nicolás Maduro, me të cilin Turqia ndan raporte shumë të ngrohta diplomatike, e uroi Erdogan mbi një “fitore mahnitëse”. Dhjetorin e  kaluar, Erdogan ftoi diktatorin Maduro në një takim kundër Izraelit në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Turqi.

“Unë uroj vëllain dhe mikun e Venezuelës, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren e tij mahnitëse gjatë zgjedhjeve në Republikën e Turqisë, shkroi Maduro në Tëitter. “Nga Caracas, i dërgojmë përqafime Bolivariane dhe vendosmërinë tonë për të vazhduar solidaritetin e bashkëpunimin”, shkruan Maduro.

Erdogan e kanë uruar edhe lideri Iranian, Hassan Rouhani; lideri Palestinez, Mahmoud Abbas; lideri i Azerbaixhanit, Haydar Aliyev; Emiri i Qatar, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe lideri Uzbek President Shavkat Mirziyoyev.

Veritas.com.al/