(FOTO: Carlo Bolino dhe Edi Rama)/

Nga: L. Skiroi/

Televizioni Report Tv i Carlo Bolinos, ka financuar një sondazh me emrin ‘Piepoli’ alias Report Tv dhe e ka nxjerr Rilindjen fituese në zgjedhje… Pyeti Ramës “Sa depuettë do?” dhe Rama i kishte thënë ‘&!’. Atëherë ‘Piepoli’ alias Bolino shpalli sot sondazhin, si më poshtë:

“Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin ditën e sotme, Partia Socialiste mund të marrë të paktën 71 mandate dhe të qeverisë e vetme, duke ia arritur qëllimit të vënë nga Kryeministri Edi Rama”.

Kjo është e dhëna e dalë nga rezultatet e sondazhit të Institutit “Piepoli” në Report TV, sipas të cilit, PS do të marrë rreth 48-52% të votave. E përkthyer në mandate, PS lundron mes 69-73 mandate deputetësh, shumë pranë qëllimit të socialistëve për të qeverisur të vetëm.

Në krahasim me vitin 2013, PS parashikohet të marrë reth 10% më shumë vota, ose 8 mandate deputetësh më tepër- sipas ‘Piepol’.

Ndërsa nga krahu tjetër, “Piepoli” thotë se PD pritet të marrë 41-45 mandate deputetësh, ose rreth 28-32% të votave.

Sa i përket LSI-së dhe, ajo nuk pritet të marrë më shumë se 18 deputetë”- po sipas ‘Piepol’.

Ndërsa vetë Carlo Bolin, ose ‘Piepoli’ ka marrë më shumë se vetë PS. Ai ka marrë disa televizione që i ka shitur nëpër Tiranë, disa gazeta dhe agjenci lajmesh- që edhe këto i ka shitur. Ka marrë disa tenderë nga qeveria. Ka marrë bunmkerët e diktaturës që i ka kthyer në “Art” dhe gënjen jjrëzinë për para…

Ka marrë edhe një gjë të kushtueshme: para dy vjetësh ka shporrut rivalin e tij italian Bechetti dhe po pret që të marrë në dorë fushën e përpunimit të mbetjeve.

/Veritas.com.al/

Image