Humb jetën në fushëbetejë Anton Listopad, një ushtarak ukrainas i konsideruar një prej pilotëve më të mirë të vendit, i cili u nderua nga Presidenti Vlodimyr Zelensky me medalje nderi për trimëri.

Ai humbi jetën gjatë luftimeve, shkruan Kyiv Independent, duke mos specifikuar vendin se ku ka ndodhur kjo. Listopad u shpall piloti më i mirë ukrainas në vitin 2019, dhe vitin e kaluar udhëhoqi fluturimin e flotës ukrainase mbi Khreshchatka, në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës. Listopad ishte i angazhuar në mbrojtjen e vendit në kuadër të forcave ajrore që nga momenti i parë kur forcat ruse filluan pushtimin e Ukrainës. Nderimi nga Zelensky erdhi vetëm pak ditë para vdekjes së tij.

Sipas Zelenskyt, ai ishte inspirim për shumë pilot tjerë, dhe vdekja e tij vetëm sa do të thellojë vendosmërinë e popullit ukrainas që të kërkoj çlirimin e vendit nga pushtuesit rusë.