Avokati Besnik Muço, shqiptar me rezidencë italiane, ka humbur kontaktet me familjen që ditën kur u nis me traget nga Durrësi drejt Italisë, me datë 2 Nëntor. Që atëherë- asnjë shejnë jete, por as edhe asnjë informacion.

Lajmi i fundit është se janë gjetur disa sende personale.

Personeli i tragetit “Adria Ferris” ka gjetur sendet personale të avokatit të zhdukur dhe ia ka dorëzuar policisë italiane..

Çanta e avokatit Besnik Muça, 52 vjeç , me sendet personale, një kartë qëndrimi italiane, dhe xhupi janë sekuestruar si prova materiale.

Burime nga grupi hetimor i ngritur për të hetuar rastin e zhdukjes së avokatit thanë se nga këqyrja  e sendeve personale ka rezultuar se ato I përkisnin shtetasit shqiptar me nënshtetësi italiane, Besnik Muça.

Mësohet se sendet personale janë sekuestruar nga prokuroria italiane pas kallëzimit që ka bërë atje bashkëshortja e tij me datë dy nëntor. Besnik Muça, i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej datës 2 të këtij muaji dhe konkretisht nga bashkëshortja qe ndodhet në Itali, rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe sistemin TIMS.

Policia dyshon se duke marr parasysh faktin që Muça të jetë imbarkuar në traget, zhdukja e tij mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimit në mënyrë misterioze (mund të jetë vetëhedhur nga trageti ose shtyrë nga persona te tjerë në det). Për këtë arsye, është urdhëruar që rojet bregdetare të patrullojnë përgjatë bregdetit shqiptar me qëllim për të verifikuar nëse trupi i tij ka dal në breg.

Grupi hetimor po verifikon nëse avokati Besnik Muça ka pasur konflikte apo ndonjë mes marrëveshje me ndonjë prej klientëve të tij, ndërkohë që ushtronte aktivitetin e avokatit të lirë në kryeqytet.

Veritas.com.al/