Kryetari i P. D., Lulzim Basha, ka reaguar sot pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kryeministri, Edi Rama se “nuk ka lek për investime në ujësjellsa”.  Basha me këtë rast tha se “Edi Rama ka pranuar publikisht faturën e korrupsionit të tij, që rëndon drejtpërdrejt tek qytetarët”.

Basha bëri pyetje retorike “pse nu ka?”

Përgjigjet i dha vetë zoti Basha:

Sepse 1 miliardë euro vidhen e shpërdorohen çdo vit ne tatime dogana tendera dhe koncesione hajdutërie.

S’ka para, thotë Rama, për ujësjellës e rrugë. Nuk ka para për ilaçe, për ndihmë ekonomike, për rritje pensionesh e rrogash. Nuk ka si të ketë, kjo është fatura e korrupsionit.

S’ka si të ketë lekë për qytetarët, thesi zbrazet për rehatinë e Ramës e hajdutëve të tij.

Por ka 80 milionë dollarë për mobilim zyrash e blerje makinash.

Ka 15 milionë dollarë për bileta avionësh.

Ka 320 milionë euro për koncesionet hajdutërore të Ramës e Beqës në shëndetësi.

Ka miliona për oligarkinë e Carapulëve, Papulëve, Ismailajve e Nushëve, për kulla, palma, makina luksi, dhe prape kulla që i ndajnë me Ramët, Gjiknurët e Ahmetajt me shokë.

Ka para për udhëtime me charter, për syze 70 mije Euro e për hotelet më lluksoze të botës.

Ja pra, ky është fundi i një qeverisje të korruptuar në palcë, në çdo degë të saj, siç thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Para, prona dhe dhe lluks sheikësh për Ramën me shokë, por për qytetarët s’ka ujë, s’ka asnjë investim të ri, s’ka asnjë vend të ri pune.

Partia Demokratike do t’i kthejë këto para tek qytetarët: me ulje taksash, investime publike që ju shërbejnë qytetarëve e jo oligarkëve, me subvencione në bujqësi, me hapjen e vendeve të reja të punës.

‪”‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, thuhet në deklaratën e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.