Pas rreth 1 vit nga largimi nga Shqipëria, pritet që Albert Veliu, ose i njohur si Babalja, të ekstradohet nga Belgjika. Mësohet se kërkesa për azil e Veliut nuk është pranuar nga autoritete belge dhe së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi nga Gjykata të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura, duke bërë që procesi të shtyhet për në një datë tjetër. Albert Veliu, u largua nga vendi pak kohë nga publikimi i audio përgjimit, kur Partia Demokratike pretendoi se Veliu fliste me vëllain e ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Geron Xhafën, për rast të trafikut të drogës.

Ndërkohë që Fredi Alizoti, presoni tjetër i përfshirë në këtë histori, ka akuzuar Ervin Salianjin, ish-deputet të PD, se i ka ofruar 200 mijë euro për të përfshirë vëllain e ish-ministrin në çështje.

Çështja e Babales vijon të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

Veritas.com.al/