Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani  ka reaguar pas ‘fakteve’ të publikuara nga Partia Demokratike, se ka qenë i arrestuar në Sicili.

Babani i ka konsideruar sajesa akuzat e PD-së, ku shtoi se që nesër do të angazhojë avokatët e tij për të ngritur një padi kundër Bardhit për shpifje.

“Në 1 prill 1994 kam qenë i punësuar në një hotel. Ata po sajojnë për të ulur imazhin tim. Këta janë vitet e punës time. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar as  dënuar. Unë nuk kam asnjë person të fisit tim që ka emrin Sajmir. Unë kam autorizuar avokatët e mi dhe do ta shoh para se Prokuroria të dalë në një vendim dhe do të padis Gazmend Bardhin për shpifje që ka bërë ndaj figurës time.

Edi Rama dhe PS nuk më kanë kërkuar informacion dhe kam bërë vet deklarimin sikur duhet me e ba. As z. Rama dhe as PS nuk e di se çfarë kam bërë unë në jetën time. Këto nuk më ndalin mua që taksat e këtij populli nuk do të ma humbin vëmendjen dhe do ti identifikojmë të gjitha shkeljet

Duan të humbin gjurmët e administrimit 25 vjeçar të bashkisë tonë. Se ku kanë shkuar këto taska. Unë nëse kam për ta fitu gjyqin do ti përfitoj këto lek dhe ato lek do ti çoj për shkolla. Janë tepër pak me ato që janë vjedh në këtë bashki për 25 vite.

Për Mark Babanin nuk ka kurrgja! Nuk ka asnjë dokument nuk mund të sajohet asnjë dokument unë jam Mark Ndue Babani. Nuk ka shans njeri të më ndryshojë mua emrin. E kam vetdeklaruar çdo gjë.

Unë gjithë jetën time jam regjistruar Mark Babani. Unë i them Gazmendit që mund të jetë kriminel, por jo nëse nuk kam një dokument. Kjo është nje pjesë e sajume që shumë shpejt do të marrë fund. Do të bëj denoncim penal që nga nesër dhe do të angazhoj avoktatët e mi.“- u shpreh Babani.

Veritas.com.al/