Pedagogu Bajram Hajdarmataj humbi jetën në krye të detyrës nga tërmeti i fortë që përfshiu sot vendin. Situata vijon të jetë kritike në përgjithësi ku numri i viktimave të raportuara është 19 dhe fatkeqësisht dyshohet se do të rritet.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me vdekjen e pedagogut Bajram Hajdarmataj, i cili humbi jetën sot në bazën e Kavaleshencës në Durrës, si pasojë e rëniet të tërmetit me magnitudë 6.3, me intesitet deri në 9 ballë.

Postimi i Metës:

‘Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!’