Koment/ Prej disa ditësh që kanë nisur protestat e drejtuara nga opozita, kryetari i PD Basha, por edhe drejtoresha e LSI, Kryemadhi, po u bëjnë thirrje thirrje militantëve ‘të përmbysim këtë sistem’.

Hera  më e fundit ishte në Vlorë. Kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të vijnë në Tiranë më 16 shkurt në protestën e opozitës së bashkuar siç tha ai ‘për të përmbysur këtë sistem të kalbur’ . Basha përsëriti se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe nuk mendon për njerëzit. Ai iu kërkoi vlonjatëve të bashkohen për të hapur rrugën drejt Europës.

“A mund të mendojë për qytetarët, për investitorët një qeveri që ka ardhur në pushtet me paratë e krimit.

Ky sistem i kalbur duhet përmbysur, thotë Basha.

Natyrisht, kokëtrashët militantë as që mund të ndalen dhe të mendojnë se për cilin sistem thërret Basha. Por nëse militantët janë ashtu, militantë, pa mendje e pa vizion, Shqipëria ka shumicën me ‘antena’  kundër rreziqeve politike që na kanosen. Të paktën këta duhet t’ i kërkojnë kryetarit të PD që të shpjegojë cilin sistem do të përmbysë?

Do të përmbysë ‘ sistemin’ që i mori pushtetin në vitin 2013 dhe tani qeveris ( keq a mirë, a mirë a keq)!? Nëse bëhet fjalë për këtë ‘ sistem’ atëherë kushdo mund ta mbajë mllefin për vete, sepse ky nuyk është ‘ sistem’  që përmbyset. Secili prej nesh kur shkon në kutitë e votimit voton për atë që mendon si më të mirë. Ka ndodhur që nuk është votuar Basha. Po pse vallë, duhet të përmbysim ‘ botën’  që nuk do Basha+ Monika!? Epo kjo nuk ndodh, edhe herën tjetër njerëzit do të votojnë atë që duan.

Do të përmbysë ‘ sistemin’ që vjen pas ndërtimit të institucionëve të Drejtësisë në Reformë? Të gjithë thonë se Luli dhe Monika janë kthyer në ‘qen roje’ të korrupsionit dhe krimit të familjes, familjës biologjike dhe familjes politike, dhe prandaj po nxjerrin njerëzit në rrugë për të rrëzuar sistemin e Drejtësisë së re. Nëse është ky sistemi që kërkon Basha të përmbyset, atëherë një komb i tërë preket dhe nuk e lejon. As aleatët ndërkombëtarë nuk e lejojnë.

Apo do të përmbysë sistemin  e Demokracisë? PD është bashkuar me LSI, një shartesë monstruoze mes të djathtës ‘ antikomuniste’  me të majtën ekstreme komuniste. PDS u krijua me vlerën kapitale për të ndërtuar sistemin e Demokracisë në vend të regjimit të diktaurës komuniste. Tani vjen puna që kryetari i PD bën thirrje për ‘ përmbysjen e sistemit’ të Demokracisë. Qytetarët mund të bëjnë prapë pyetje para zotit Basha: ” Vëlla, na ke gjetur një sistem tjetër jashtë demokracisë?”.

Basha+ Monika mund të përgjigjen sipas injorancës së tyre politike se ‘kërojmë përmbysjen e sistemit të vjedhjeve dhe të krimit’. Mirëpo përgjigja është një mashtrim. Sepse korrupsioni dhe vjedhja nuk janë sistem vlerash si Demokracia. Kjo e para. E dyta, sepse Basha dhe Monika janë vetë pjesë e krimit dhe e korrupsionit; vallë veten do të rrëzojnë?

Veritas.com.al/