Basha tha në seancën e sotme parlamentare se brenda murreve të parlamentit mbahet peng vullneti i vjedhur dhe i tjetërsuar i shqiptarëve.

“ Reforma zgjedhore është rruga e vetme dhe shansi i vetëm që ndryshimi të jetë paqësor dhe institucional.

Çdo përpjekje për të injoruar realitetin do ta kthejë revolën e heshtur të 25 qershorit përmes bojkotit në një kryengritje të vërtetë popullore për të zbuar këtë sistem të falimentuar politik me çdo kusht dhe me çdo mjet. Ky regjim nuk mund të vazhdojë përditshmërinë e tij sikur nuk ka ndodhur asgjë. Brenda këtyre mureve mbahet peng vullneti i vjedhur dhe i tjetërsuar i shqiptarëve. Nuk ka asnjë çelës ta mbajë të kyçur vullnetin e sovranit.

Nuk ka forcë tu mohojë njerëzve për ti rimarrë atë që është e tyrja dhe i është vjedhur me pa të drejtë. Vetëm populli mund ta pastrojë këtë gjiriz. Kemi detyrimin ti hapim rrugë vullnetit me një reformë zgjedhore dhe garantimit të plotë njëherë e përgjithmonë të lirisë së votës dhe zgjedhjeve të lira. Nëse kjo nuk ndodh, nëse kjo asamble nuk i kthen sendin e vjedhur tek populli përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atij i lind e drejta ti shqyejë dyert e gjirizit dhe të marrë përpara këtë gjëndër të së keqes që fryhet e majmet në kurriz të një Shqipëria që rrudhet.

Ky është shansi i fundit në duart tona, ndaj PD do të propozojë një sërë masash për reformën zgjedhore dhe të sistemit të kalbur. Por nëse lojërat e kartelit do të vazhdojnë të na lindi jo vetëm e drejta por edhe detyrimi si opozitë ti prijmë shembjes me çdo kusht e cdo mjet tjetër të kësaj kalbësire që nuk përfaqëson më Shqipërinë, por Republikën e krimit, drogës, korrupsionit dhe veseve”, ka thënë Basha