Lulzim Basha në takimin e sotëm me protestues te ‘Çadra e Lirisë’ ka ftuar gjithë qytetarët shqiptarë që ti bashkohen protestës së opozitës, nesër,  ditën e shtunë, ora 12.00..

Ai ka hedhur poshtë zërat se nesër do të mbyllet ‘Çadra e Lirisë’

‘Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të Republikës së re. Republikë së re që është dhe e para republikë e shtetit shqiptar, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve’.

‘Çadrën e  kanë merak kundërshtarët tanë, por nuk do të mbyllet por do të vazhdojë deri në institucionalizimin e republikës së re, deri në fitoren e lirisë së zgjedhjeve të ndershme’, u shpreh Basha.

/Veritas.com.a/