Edhe pse i mbledh vetë, me porosi të drejtuesve të forcës së tij politike, Lulzim Basha në ccdo miting që zhvillon në rrethe ka edhe një porosi për të pranishmit.

Megjithatë kreu i PD-së mbase nuk e priste që të kishte reagimin që pati sot, kur të gjithë pas ‘porosisë’ të tij shpërthyen në të qeshura, duke e ‘detyruar’ edhe liderin e tyre të qeshë bashkë me ta.

Si në çdo takim tjetër elektoral, edhe këtë herë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka grumbulluar qytetarët duke mos respektuar masat anti-COVID, ndërkohë që vetë u ka folur banorëve të Koplikut nga makina.

Basha i tha të pranishmëve se kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët më të bashkuar se sot.

“Një njeri po mban për 8 vite peng vendin. Bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë. Le të fillojë në Malësinë e Madhe ndryshimi’- tha Basha.