Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se këto 6 përgjime të publikuara janë radiografi e pushtetit mafioz dhe ilegjetim të kryeministrit, Edi Rama. Basha shprehet se këto biseda tregojnë fuqinë e krimit të organizuar në vend.

“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. 6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.”- shkruan Basha

Veritas.com.al/