Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se u ka bërë presion Gjykatave, duke iu referuar vendimit të sotëm të Apelit që riktheu në detyrë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe rasti i dytë i Gjykatës së Tiranës që vendosi “arrest shtëpie” për Elvis Rroshin.

Kjo është ditë zie për drejtësinë, tha Basha, dhe theksoi se ky është plani i tij për të kapur drejtësinë.

“Çako u kthye në detyrë, Rroshi u kthye në shtëpi. Edi Rama i vuri gjyqtarët para dy zgjedhjeve dhe kjo ishte që nëse zbatohej ligji, Edi Rama do të futej me brutalitet në familjen e tyre. Shkurt, do t’i ekzekutonte ata brutalisht. Tjetra do të ishte vendimi ky i sotmi për të qënë në rregull me Edi Ramën.

Sot është ditë kritike për vendin. Nuk lejon hetimin Edi Rama sepse është vetë i përfshirë duke përgjuar opozitën, parlamentarë, biznesmenë dhe përfaqësues të mediave”, u shpreh Lulzim Basha.