Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha për të miratuar planin e opozitës për reformën zgjedhore, ose të hapë krahun.

“Unë mendoj se sa të harxhojmë kohën e njerëzve me procesin “ai tha, po ti si thua”, më mirë të merremi me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë t’i krijoj, por nuk mund t’i ndaloj kur ndodhin në një vend tjetër. Është njësoj tani sikur një karrocë me kalë t’i thotë trenit hap krahun”, u shpreh Rama.

Sa i përket propozimit të demokratëve, Rama foli për një tërmet artificial në PD.

“Tërmeti në PD është realizuar me metoda artificiale, kështu që solidariteti im është i gjithi me ata që janë prekur nga tërmeti natyror”, tha kryeministri.

Basha: Kemi një plan për Reformën Zgjedhore, nëse Rama nuk e zbaton të hapë krahun.

Veritas.com.al/