Kryetari i PD, Lulzim Basha doli me një deklaratë të shkurtër nga selia e PD-së, menjëherë pasi Rama shpalli fitoren me një mesazh për deputetët e PS, ku shkruante “timonin do ta kemi”. Më i rezervuar se kryesocialisti, Basha u shfaq para kamerave për të falenderuar fillimisht shqiptarët që dolën në votime duke folur shkurt për optimizmin e fitores.

“Falenderoj qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian. Falenderoj ato qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën dhe për të deofrmuar vullnetin e popullit. Tani që votimi përfundoi ka mbetur pjesa tjetër e procesit demokratik, procesi i numërimit. I bëj thirrje atyre që janë përfshirë në këtë process, të sigurojnë garantojnë përmes performancës së tyre që vullleti i popullit të përmbushet.

Shqiptarët bënë një sakrificë të madhe sot, duke votuar në një ditë feste fetare dhe në temperature jashtëzakonisht të larta. Ndaj ju takon ju komisionerë, numërues, vëzhgues të KZAZ-ve që të bëni gjithçka që vullneti i popullit të përmbushet. Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve nga strukturat e PD-së, unë jam optimist për rezultatin tonë dhe për fitoren” tha Basha.