“I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë komisionin e mandateve dhe për të vepruar pa vonesë. Çdo minutë do të shërbejë për prishjen e provave. Sot është koha që çdo deputet i Kuvendit të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, ka deklaruar Basha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, duke kërkuar nga ana e tij mbledhjen e menjëhershme të komisionit të mandateve.

Sipas tij, arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. “Që prej këtij momenti, qeveria e Edi Ramës ka mbaruar de fakto. Vetë Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë si njeri i çekuilibruar”, ka vijuar Basha, i cili ka përsëritur thirrjet e tij.  “Thirrja ime është për mbledhjen e komisionit të mandateve dhe heqja e imunitetit për deputetin Tahiri. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës”, ka shtuar Basha.

Veritas.com.al/