Kreu i PD, Lulzim Basha në nisje të sesionit të ri parlamentar u ndal tek ministrat e rinj, që sipas tij janë figura të panjohura dhe që nuk kanë dhënë asnjë kontribut as për PS dhe as për vendin.

Sipas tij këta ministra janë emëruar nga oligarkët, ndërsa Rama vetëm i ka firmosur.

“Hap pas hapi keni parë si u vu në jetë ky projekt, u asgjësuan zgjedhjet, u asgjësua e drejta e votës. U asgjësua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, ata që kanë forcën e kartonave e morën përmes forcës së krimit. Ky kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, hajdutërinë.

U asgjësua Gjykata Kushtetuese, u asgjësua nga kjo sallë prokuroria, tani i erdhi radha asgjësimit të PS.

Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeveris me oligarkët.

Sot ministra në pushtet nuk janë më përfaqësues të popullit.

Sot ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës.

Ministrat janë kukullat e këtij. I njhni këta ministra, kush janë, nga vijnë, çfarë kanë bërë këta që i mori në qeveri?

Veritas.com.al/