Kryetari i ngrirë i PD, Lulzim Basha, është pikasur sot se në mdiat sociale ka  rikthyer simbolet e PD, të cilat io kishte fshirë që nga ‘motmoti’ i Çadrës.

Ai kishte fshirë logon e PD, ngyrën blu dhe gjithçka lidhej me origjinën e Partisë Demokratike dhe identitetin e saj. N vend të ‘PD’ kishte vënë ‘Republikën e re’ një koncept futurist që nuk ka lidhje me PD.

Sot është parë se si Basha ka braktisur “republikën e re” për të risjellë “PD-në” e braktisur më parë.

Disa po e interpretojnë këtë si shenjë reflektimi përball akuzave të shumta nga kundërshtarët e tij, brenda kësaj force.

Lulzim Basha e ka hequr “Republikën e Re”, me të cilën udhëhoqi dhe mbylli fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit dhe ka vendosur një foto të tij, në një nga mitingjet e shkuara ku paraqitet i rrethuar nga mbështetës dhe flamuj të shumtë të PD-së.

Disa vëzhgues mendojnë se edhe kjo është një taktikë e ‘kryetarit të ngrirë’ deri në ditën e zgjedhjeve më 22 korrik. Në qoftë se i fiton zgjedhjet, që edhe sikur, po quhen ‘të manipuluara’, ai do të ktheje përsëri “Republikën e Re’ me të cilën u përshtat me ‘Rilindjen’ e Edi Ramës.

Veritas.com.al/