Nga: Brikena Sonja/

Pas një interviste të dhënë nga zoti Sali Berisha, ish- kryetar i PD dhe ish- kryeministër, ka reaguar kryetari aktual i PD, Lulzim Basha. Gazetarët e ‘kanë gjuajtur’ menjëherë sapo ka dalë nga salla e Kuvendit ku po zhvillohet seanca plenare e ditës.

Zoti Berisha, në intervistën e djeshme, ka qenë shumë kritik ndaj gjendjes së tanishme në PD ku ‘qeveris’ Basha. Humbja e thellë që pësoi PD në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit si dhe situata pas- zgjedhjeve, e kanë çuar PD-në në fund të një situate thuajse pa kthim drejt ‘ringritjes’- siç e konsiderojnë disa nga eksponentët e PD.

Zoti Berisha, gjatë intervistës së tij, këtë situatë e ka analizuar në këto aspekte:

E para- përgjegjësia direkt e kryetarit të PD, i cili mori gjithë atributet dhe kontributet për vete.

E dyta, puna e mbyllur e kryetarit të PD pa pyetur forumet e Partisë. “Asnjëherë nuk ka ndodhur dhe nuk duhet të ndodhë- tha Berisha- që kryetari i Partisë të përpilojë listën e deputetëve pa pyetur forumet e Partisë”.

E treta, marrëveshja e fshehtë e Bashës me Ramën e PS, e cila krijoji bindjen e tradhtisë së kryetarit ndaj militantëve të PD (që nuk e donin bashkëqeverisjen me PS). Marrëveshja që u kuptua si bashkëqeverisje i bëri militantët dhe votuesit e PD që të bojkotojnë Partinë Demokratike në zgjedhje. Mbi 200 mijë votues të saj nuk u dukën më.

E katërta, përjashtimi i personaliteteve kryesorë të PD në historinë e saj, për të cilët Berisha deklaroi se ‘nuk duheshin përjashtuar”.

I pyetur se si e komenton kritikën e Berishës, zoti Basha u shmang duke u hedhtur në lajmet e ditës. Një nga lajmet e ditës ishte ironia e kryeministrit Rama kur iu kërkoi deputetëve socialist që të japin gjak për nevojat e të sëmurëve në spital. Ai tha se ‘nuk duhet vetëm të pimë, por edhe të japim gjak”- një frazeologji tipike ironike e Ramës ndaj opozitës.

Mirëpo Basha u kap pas kësaj dhe e ‘torri’ për të anashkaluar ‘ Berishën’.

Edhe kur foli për Berishën, krijoji pamjen e një njeriu që tenton t’i mbyllë gojën tjetrit. U duk sikur kjo nuk kishte pikën e vlerës, rëndësi ka ‘ajo çfarë tha kryeministri’ la për të nënkuptuar Basha.

Th vetëm një gjysmë fjalie për Berishën: ‘…te tjerat janë çështje që na takojnë ne të PD-së’. Fraza e plotë ishte: “ Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne të PD-së”.

Verias.com.al/