Kreu i PD Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, ka deklaruar se me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit, duke iu përgjigjur kështu edhe kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se PD ishte zhgënjyese pasi ka kandiduar emra për të mos u ngelur hatri.

“Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës. Me 25 prill ndryshimi që po vjen ska vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin. Kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese, sfidat e Shqipërisë”.

I pyetur se sa mandate synon të marrë në zgjedhjet e 25 prillit, Basha iu shmang duke thënë vetëm se ai dëgjon vetë dy fjalë ‘Rama ik’ duke mos dhënë një numër se sa synon opozita. Basha iu rikthye edhe një herë deklaratave se më 25 prill do të sjellë ndryshimin

Pyetje: Pse peshë figurave politike dhe jo akademike? Sa mandate synoni?

Basha: Ndryshimi do të vijë përmes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve me votë. Këtë e dëgjoj përditë, unë dëgjoj dy fjalë vetëm Rama ik. Ndryshimi do të jetë i thellë. Papunësia u rrit, emigracioni u rrit 10 herë më i lartë, të vetmit që lulëzojnë dhe pasurohen janë Rama me oligarkët e tij.  Instrumenti më i mirë për të ndryshuar vendin është një polikë normale me një plan normalizimi dhe mirëqenie dhe rimëkëmbje ekonomie siç është ai qe kemi paraqitur para shqiptarëve.

Kreu i PD Lulzim Basha shprehet i bindur se lista e PD është fituese dhe pas 25 prillit theksojnë se do të bëjnë ndryshimin.

“Kandidatët tanë me vlerat më të larta njerëzore qytetarë spikasin me përgatitjen e tyre dhe me kontributin, dhe të atyre që sjanë më . Me ekipin tonë fitues ti prijmë kësaj aspirate në funksion të misionit për ndryshim qëndron dhe angazhimi im maksimal. Nëse si mbajmë zotimet tona unë sdo të kërkoj një mandat të tretë.

Ne do tia kthejmë shtetin qytetarëve. Beteja nuk filloi as para 1 muaji as para një viit. PD ka gjithë kapacitetin për të marrë përsipër barrën e ndryshimit. Pas listës tonë jam më i bindur se eshtë fituese, i bindur kurrë se pas 25 prillit do bëjmë ndryshimin. Zotimi im  me reformnë e vërtetë elektorale pas 25 prillit. Dua tju uroj të gjithë kandidatëve, aletes lsi, alenacën për ndryshim një fushatë të mbarë derë më derë, me të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin”, tha Basha.

VERITAS.COM.AL