Në takimin e tij të parë pas takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbuluar edhe disa prej vendimeve të tij të para që do të marrë si kryeministër.

Zoti Basha u shpreh se një prej vendimeve të para që do të marrë është anulimi i kamatëvonesave që të lehtësohet barra e qytetarëve.

“Anulimi i kamatëvonesave do jetë një prej vendimeve të mia të para si kryeministër”, u shpreh Basha në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Basha foli edhe për programin ekonomik të PD-së dhe opozitës së bashkuar që nis nga ulja e taksave, tej ajo e TVSH e vendime të tjera.