Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në mesditë ka pasur një takim me strukturat më të zgjedhura të partisë së tij. Mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura. Por sipas burimeve që kanë deklaruar disa nga mediat dhe portalet më afër ose të paguara nga zyrat e PD, Basha iu ka thënë kolegëve që të jenë të përmbajtur me deklarimet e tyre.

Ai ka thënë se “nuk jemi gati për zgjedhje të parakohshme”, edhe sikur zgjedhjet t’I kërkojë kryeministri Rama.

Në analizë të këti përfundimi, kryetari I PD u ka kërkuar kolegëve liderë të PD që të punojnë me njerëzit dhe me strukturat e PD në bazë më mirë se të përsërisin slogane për zgjedhje të parakohëshme. Në të njëjtën kohë ai ka thënë se strukturat e PD në bazë janë ‘ të shkatërruara’ dhe thuajse jashtë funksionit.

Më poshtë, duke bërë analizën e vendimit të tij se “ nuk jemi gati për zgjedhje”, Basha ka përmemdur edhe disa piketa ku bazohet fjala e tij. Ai ka përmendur 13 tetorin si datë të dytë të dekretuar nga presidenti I Republikës, por ka folur edhe për 30 qershorin, tashmë të përfunduar si një realitet elektoral.

Periatja e Bashës rreth këtyre dative ka lidhje me faktin se nëse sot I kërkohet PD-së që të shkojë në zgjedhje, kjo nënkupton një imponim që vjen prej LSI dhe liderit të saj, Meta.

PD ka deklaruar se “nuk shkon në zgjedhje me kryeministrin Rama”,  por herë pas here është detyruar ta ‘hajë’ deklaratën e vet vetëm për shkak të lidhjes në aleancë me LSI e cila është gati të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.

Sidoqoftë, opozita, por edhe vetë PD nuk është e qartë dhe është shprehur disa herë kundër dhe disa herë pro pjesëmarrjes në zgjedhje

VERITAS.COM.AL/