Në përfundim të takimit me raporterin Knut Fleckenstein, kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha u shpreh i bindur se nuk do të këtë zgjedhje me këtë qeveri.

Basha u shpreh se i ka shpjeguar vendimin e madh për të mos u sprapsur për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes qeverisë teknike.

“Biseduam për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi kërcënohen nga krimi dhe droga, nga korrupsioni dhe shit blerja e votës, mos zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, lirimi i bandave me urdhër të qeverisë.

Jemi në një situatë kolapsi dhe i vetmi qëndron në këmbë është qeveria. Në këto kushte i shpjegova vendimin që kemi marrë për një qeveri teknike, ku partitë të shprehin vullnetin për të punuar së bashku.

Ndaj opozita është e bashkuar deri në realizimin e këtij qëllimi. Vendosmëri për të mos u zmbrapsur.

Nuk do të jemi pjesë e një parlamenti fasadë deri në një qeveri teknike.

Në këtë parlament fasadë sa kohë që zgjedhjet janë në rrezik, do të kthehemi kur një qeveri do të garantojnë zgjedhjet e lira.

E falenderova për rezolutën e PE për Shqipërinë. E informova për zhvillimet dhe kauzën tonë.

PD është krenare për kontributin që ka dhënë për miratimin. Shumica Rama-Meta premtoi konsensus për 7 ligjet dhe sot nuk ka si ta drejtojë gishtin nga opozita, ishte shumica që përjashtoi opozitën nga hartimi i 7 ligjeve.

Sot jetike janë zgjedhjet e lira.

Reforma u pendua kur 7 ligjet u kaluan duke përjashtuar opozitën, kur e përjashton çfarë i kërkon asaj, ne jemi përjashtuar që prej shtatorit.

4 muaj para zgjedhjeve problemi jetik i shqiptarëve është zgjedhjet e  lira.

Asnjë fasadë dhe zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike. Zgjedhjet e lira dhe largimi i kriminelëve

Ose zgjedhje të lira ose qëndresë, nuk do të ketë zgjedhje fasadë dhe zgjedhjet me krimin e me drogën, nuk do t’i lejojmë”, tha Basha.

/Veritas.com.al/