(FOTO: Beata Szydlo- kryeministre e Polonisë)/

Kryeministrja polake, Beata Szydlo u shtrua mbrëmë në spital pas një aksidenti në automobilistik, por është në një gjendje të qëndrueshme  shëndetësore, theksoi sot zëdhënësi i qeverisë.

Pas një përplasjeje me një ”Fiat 600” drejtuar nga një i ri 21-vjeçar, dje në mbrëmje në Osëiecim, limuzina e Szydlo ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Pas një sërë ekzaminimesh në një spital lokal, Szydlo u transportua në mbrëmje në spitalin ushtarak të Varshavës.

”Gjendja e Szydlo është e qëndrueshme. Ajo ndjehet mirë. (…) Ajo mund të përmbushë funksionet dhe detyrimet e saj si kryeministre”, deklaroi zëdhënësi  Rafal Bochenek për shtypin.

Ai nuk dha detaje nëse ajo do të mund të drejtojë të martën një takim të qeverisë.

/Veritas.com.al/