Nga: Arsen Rusta/ 

Report Tv ka zbardhur hartën e re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re, që është ende propozim. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Pra e ndarë në 2 dhoma. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15.

Ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela kërkoi që të sqarohej se cila do të jetë koha kur do të vihet në zbatim kjo hartë e re gjyqësore.

“A do të jetë kjo përfundimtare dhe kur të plotësohen numri i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve pas vettingut a i kanë kapacitetet e duhura këto gjykata për t’i mbajtur të gjithë”, këto ishin pyetjet që ngriti Çela.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën

e Matit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e

Kavajës dhe Krujës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e

Lushnjës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me

gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën

e Tropojës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën

e Pogradecit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën

e Kurbinit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)