Në Kuvend, në qeveri dhe në PS janë ndezur sinjalet e kuq të alarmit. Pritet arrestimi i ‘ministrit më të mirë’ të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryetari i Kuvendit , Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Mësohet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot pasdite, ku pritet të marrë vendim për Tahirin.

Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme.  Zyrtarisht nuk ka ende njoftim për mbledhjen.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Veritas.com.al/