Babai i Anjeza Shabanit ishte sot në Gjykatën e Tiranës për të parë të bijën që u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit për dhunimin e një fëmije 3 vjeç në kopshtin “Diren” që ajo administronte.

Babai  kërkoi ta takonte të bijën, por nuk u lejua nga policët.

Kur gazetarët i kërkuan që t’u bënte vend për të filmuar, ai iu kthye me të shara Nnë videon e transmetuar ne media, dëgjohet që ai i drejtohet edhe vajzës me thirrjet: “bravo bab’, e fortë të bëhesh”.

Anjeza Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Ajo u filmua nga emisioni “Stop” në Tv Klan duke dhunuar një fëmijë 3 vjeç. Prindërit e tij dyshonin se ajo e kishte keqtrajtuar prej disa muajsh. Këtë version kanë pohuar edhe dy edukatore të kopshtit. /Nga Lapsi.al/