Nuk është e thënë që po të jesh i majtë pranon çdo të keqe të qeverisë, qoftë edhe e majtë. Bearti ‘legjendar’ për postulatin majtist primitiv :As ujë as drita nuk duam, veç ju mos u grindni’, është zgjuar para keqtrajtimit të qeverisë së majtë.

Kryeministri Edi Rama sot është pritur me protesta në qytetin e Beratit, ku ka shkuar për të realizuar një aktivitet lidhur me pyllëzimin dhe guroret e mbyllura.

Qytetarët protestojnë në mënyrë paqësore për bllokimin e punës, te guroret e Malit të Tomorrit. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video nga protesta e punëtorëve, ndërsa shton se ka patur edhe arrestime.

“Rama pritet me protesta ne Berat. Policia nderhyn me dhune dhe arrestime!

“Pershendetje zoti sali jam nje punetor qe kam 10 vjet qe punoj ne guroret e malit te tomori protestuam paqesisht per bllokimin e punes por tani kan filluar arestimet ju lutem na ndimoni.”, i shkruan qytetari Berishës.

Këtë fundjavë qeveria  i ka zhvendosur punimet nga Tirana në qytetin e Beratit. Rama ka vendosur që kabineti i tij qeveritar, të shkojnë në Berat pas mbledhjeve që kanë bërë në Llogara, Velipojë dhe Dibër për çështjen e pyllëzimit dhe guroreve.

Në agjendën e Ramës thuhet që në kuadër të bashkëqeverisjes me njerëzit për guroret e mbyllura dhe pyllëzimin e zonës, do të ketë një aktivitet të veçantë.

Rama do të vizitojë edhe Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive, ku do të prezantohet edhe projektin për rikonstruksionin e saj.

Ndërsa në mëngjesin e të shtunës, duke marrë frymëzim ndoshta edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, qeveritarët do të mbjellin pemë në vende të ndryshme. Siç duket, suksesi i ‘Lali Erit’ përmes propagandës me lopatë në dorë, ka ndikuar edhe tek kolegët e tij socialistë që do bëjnë të njëjtën gjë.

Veritas.com.al/